ram-veliaj
Edi Rama po shfaqet si asnjëherë më parë në çdo aktivitet të Ministrit Veliaj, si shenjë mbështetje e tij për garën për Tiranën. Por me idenë për ta mbështetur me çdo kusht jo vetëm atë, por edhe qeverisjen e tij, ndaj të cilës kritikat janë në rritje, Rama sot bëri dy gafa të rënda. Në një kohë kur varfëria në vend po rritet dhe njerëzit po largohen në masë pasi nuk arrijnë të sigurojnë jetesën, kryeministri shqiptar tha se “më e madhe se varfëria është varfëria e aspiratave”. Në të vërtetë, sipas vetë INSTAT shqiptarët poi kin se nuk kanë punë dhe nuk mbajnë dot familjet, jo për shkak se nuk kanë aspirata. Madje ata po largohen në emër të aspiratave për të siguruar gjetkë një jetë më të mirë sesa ajo që u ofron terreni që ka krijuar politika që i udhëheq.

Kryeministri bëri një tjetër gafë kur u tha atyre që po e ndiqni se me Erion Veliajn Tirana do të ndryshojë. Ai u shpre se “ne do ta ndryshojmë Tiranën për atë që nuk është bërë për 20 vjet”. Por Rama harroi që për 11 vjet ka qenë ai që e ka drejtuar Tiranën. Dhe nëse ka ndonjë përgjegjës për atë që nuk është bërë në 20 vjet, Rama është kryesori. Kryeministri e harroi këtë fakt, ndoshta edhe për arsye se akuzat se në Shqipëri nuk ka funksionuar asgjë në 20 vitet që ai s’ka qenë në qeveri, i janë bërë si formulë që e shpalos vend e pavend.