tahiri

Ka një gjë që nuk shkon në gjithë tregimin e gjatë të ministrit të brendëshëm për takimet e tij në zonën rezidencale në Durrës dhe më pas në zyrën e tij, me një njeri të prezumuar si vrasës me pagesë. A duhet ministri i brendëshëm, të takohet privatisht me një njeri të dyshuar për një krim të tillë? A duhet ai të sillet si polic i thjeshtë apo si një shkok partie i Tomës, që ja kishte sjellë Dumin nga Fushëkruja për takim? A përbën kjo një shkelje të rëndë?

Në fakt gjatë gjithë monologut të tij Tahiri u mundua të justifikonte këtë fakt duke thënë se ai kish bërë gjatë gjithë kohës rolin e edukatorit për të bindur Doshin dhe vrasësin e prezumuar që të bënin kallzim. Ai tha gjithashtu se pretendimet e dyshes Doshi Bami nuk i kishte besuar. Pra me një fjalë ai është shfajësuar me këto dy argument: i pari se akuzuesi nuk bënte denoncim dhe i dyti se ai ai nuk jepte elemente të besueshme për të filluar cështjen penale.

Po nëse të dyja këto argumenta ishin të vlefshme, në kohën kur Tahiri takohej fshehtas (madje Brenda zonës rezidenciale dhe në zyrën e ministrit të brendëshëm, pse ato nuk janë të tilla edhe tani. Pr apse Durim Bami u arrestua tani për të njëjtat fakte që u injoruan gjatë shtatorit të vitit të kaluar? Kjo qe një pikpyetje të cilës ministri i brendëshëm nuk i dha përgjigje…