shperthim_tritoli_lokal_9143
Një shpërthim tritoli ka ndodhur ën orët e para të mëngjesit ët sotëm, pranë një karburanti në Fushë Krujë. Nga ky shpërthim janë dëmtuar një lokal dhe në autobus.
Burimet e policisë lokale, bënë të ditur se rreth orës 03.30 në Fushë-Krujë,në afërsi të Karburantit IT-oil është hapur një gropë e vogël, ku mendohet të ketë shpërthyer një lëndë plasëse eksplozivi artizanal.
Për pasojë, janë thyer dy xhama të një lokali aty pranë dhe një xham i një autobusi.
Të njëjta burime saktësojnë se nuk ka të dëmtuar në njerëz.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.