Frd-shkoder

Pas socialistëve të Rrogozhinës që kundërshtuan marrëveshjen Rama-Idrizi, edhe në Shkodër nuk ka dakordësi në radhët e Frymës së Re Demokratike, sa i përketit marrëveshjes Rama-Topi. Alma Puka, kryetarja e FRD-së në Shkodër, është shprehur se është kundër një koalicioni të tillë. Sipas saj, Bamir Topi kishte shpallur kandidatin Fatlum Nurja për Bashkinë e Shkodrës por sipas marrëveshje së arritur me PS, FRD-ja duhet të mbështesë Keti Bazhdarin. Por FRD e kryeqendrës së veriut do të mbështesë Fatlum Nurjan, duke dalë kështu hapur Bamir Topit.