Franca do të vazhdojë vaksinimin me Johnson & Johnson, pavarësisht rasteve të mpiksjes së gjakut te disa pacientë, sipas zëdhënësit të qeverisë franceze.

“200,000 doza mbërritën në fillim të javës dhe do të vaksinohen personat mbi 55 vjeç, në të njëjtën mënyrë siç u procedua me AstraZeneca,” tha Gabriel Attal gjatë një konference  për shtyp.

Të martën, Johnson & Johnson njoftoi se do të ndalonte dërgesat e vaksinave në BE, të cilat ishin planifikuar të  dërgoheshin në fillim të kësaj jave, pas raportimit të mpiksjes së gjakut te disa pacientë.

CDC dhe FDA, 2-agjenci amerikane  rekomanduan pezullimin e vaksinës derisa të kenë të dhëna të mjaftueshme. SHBA ka raportuar 6 raste të mpiksjes së gjakut në më shumë se  6.8 milion doza të administruara.