Në fund të PSG-Lyon, një ndeshje e vendosur në rikuperim të plotë nga Mauro Icardi, tekniku Mauricio Pochettino shpjegoi zëvendësimin e Lionel Messit në minutën e 76, me rezultatin 1-1 për të lejuar Hakimin të futej në fushë. Një zëvendësim që nuk i pëlqeu fenomenit argjentinas, i mërzitur dhe i befasuar nga lëvizja e trajnerit. “Duhet të marrim vendime për të mirën e ekipit. Ndonjëherë vendimet kanë pasoja pozitive, ndonjëherë jo. Unë jam këtu për të marrë vendime – justifikohet ish–tekniku i Tottenham -. Ne duhet të marrim vendime, ju pëlqen apo jo”.

Çudia në fytyrën e Messit ishte e njëjtë me atë të miliona të apasionuarve dhe tifozëve. Edhe disa lojtarë parizienë të ulur në pankinë u befasuan nga lëvizja e trajnerit të tyre, që thirri në pankinë ish-sulmuesin e Barcelonës në një moment vendimtar të ndeshjes. Tani në Francë pyetja që të gjithë po bëjnë është, nëse kjo lëvizje do të ketë pasoja në marrëdhënien mes të dyve. Përgjigje që vetëm koha do të japë…