Në orët e fundit është publikuar një foto që tregon Wanda Nara dhe këngëtarin L-Gante, duke u puthur në një rrugë në Quilmes. Imazhi që vjen nga Argjentina nuk duket sikur lejon shumë interpretime, por megjithatë menaxherja e ish-bashkëshortit Mauro Icardi e provon.

Lexo më tej: Fotografohet duke u puthur me reperin 22 vjeçar: Wanda Nara e L-Gante nuk fshihen më

Wanda Nara e mohoi me një postim në Twitter se kishte një puthje: “Nuk po puthesha me të por po, është e vërtetë që isha në atë vend. Unë në përgjithësi shkoj aty ku dhe jam, me atë që më bën të ndihem i lumtur. E nuk i jap rëndësi komenteve të të tjerët. Mund t’ju siguroj se atë mbrëmje isha më e lumtur se të tjerat që kam kaluar në Europë ”

 

Një përgënjshtrim që Icardi duhet të bëjë kujdes ta besojë apo jo. Dëshmitarët treguan për puthje të panumërta mes Wanda Nara dhe L-Gante deri në orët e vona të natës. E kështu, fotot e vjedhura në një mbrëmje në Quilmes mund të jenë fakt. Fundjavën e kaluar, 35-vjeçarja argjentinase e shoqëroi reperin L-Gante në një emision dhe më pas të dy u ndanë, duke shkëmbyer puthje, të sigurt që nuk do të shiheshin.