Paqe dhe vëllazëri, ashtu si duhet të jetë në një Olimpiadë. Në Tokio 2020, në fund të sfidës së 1/16 në xhudo për femra +78 kg, sauditja Tahani Alqahtani dhe izraelitja Raz Hershko u përqafuan: pastaj, 23 -vjeçarja Hershko, e mbiquajtur “Hercules” – që kishte fituar garën me ippon – ngriti krahun e djathtë të kundërshtares në një gjest që përdoret për të bërë homazhe ndaj vlerës së rivalit.

Një sinjal i shpirtit të vërtetë olimpik iu dha botës nga dy praktikuese të një sporti, xhudos, nga ku ndërkohë ditët e fundit kishin mbërritur pikërisht të kundërtët. Tahani Alqahtani, ndër të tjera, ishte në gjendje të merrte pjesë në Lojërat e Tokios 2020 falë një ftese të veçantë nga IOC, dhe ajo sigurisht nuk u tërhoq kur shorti e përballi atë me një rivale nga Izraeli. Nuk bëri si algjeriani Fethi Nourine dhe sudanezi Mohamed Abdalrasool, të cilët në 72 kg për meshkuj u tërhoqën që të mos përballeshin me izraelitin Tohar Butbulin.

Kjo është arsyeja pse ata u pezulluan më pas nga federata ndërkombëtare e xhudos: e njëjta që tani, pas asaj që ndodhi mes Alqahtani dhe Hershko, lëshoi një komunikatë për të theksuar se “ndeshja midis Tahani Alqahtani dhe Raz Hershko u zhvillua rregullisht dhe përfaqëson një hap përpara në shenjën e respektit dhe miqësisë, duke demonstruar se si sporti mund të shkojë përtej çdo ndikimi politik ose të që nuk ka të bëjë me vlerat olimpike ”.