Cristiano Ronaldo është gjithnjë protagonist, edhe pa nisur ndeshja. Portugezi, përpara ndeshjes së Champions në Zvicër kundër Young Boys, në të cilën arriti një tjetër rekord, portugezi ka shtrirë përtokë një steward duke e goditur me top gjatë nxemjes. Ai ka rënë përtokë i tronditur dhe CR7 ka shkuar menjehërë të interesohej për gjendjen e tij.

Sa për rekordin, atë Ronaldo e arriti thjesht duke dalë në fushë me fanellën e United në Bernë kundër Young Boys. Falë ndeshjes së 177-të në Ligën e Kampionëve, në fakt, CR7 arrin Iker Casillas në krye të listës së lojtarëve me më shumë paraqitje në turneun më të lartë evropian të klubeve. Një arritje e festuar duke shënjestruar edhe klubin zviceran me golin e shënuar në pjesën e parë.

 

Në fund të fundit, historia dhe numrat e Ronaldos në Ligën e Kampionëve flasin vetë. Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe tani përsëri Djajtë e Kuq. Gjithcka e jetuar si një protagonist i madh në Evropë nën tingujt e golave. Për momentin, në fakt, në Ligën e Kampionëve, portugezi mban gjithashtu rekordin për gola dhe asistime përballë rivalit të përjetshëm Lionel Messi.