Në fërshëllimën e trefishtë të arbitrit Orsato, Neymar shpërtheu në lot për humbjen djegëse në finalen e Champions League. Braziliani, që nuk arriti të bëhej vendimtar në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, është ngushëlluar nga shokët e kundërshtarët.

I pari që mbërriti tek numri 10 i PSG ka qenë Alaba, ndërsa më pas kanë shpejtuar ta rrethojnë edhe Flick e Coutinho: “E pashë që për të ishte një moment delikat, shkova ti jepja forcë, qante…”. Philippe Coutinho, që me Bayern fitoi Champions League, është mik i ngushtë i Neymar, që nga kohët kur luanin me të rinjtë e Brazilit, e në fund të ndeshjes i qendroi pranë lojtarit të dëshpëruar.

“I thashë O’Ney që luan në një skuadër të madhe – ka treguar Coutinho për mediat -, e kjo u pa gjatë vitit. Neymar nuk po qetësohej e kështu i kujtova që ka fituar shumë e do të fitojë akoma, e i thashë se duhet ta mbante kokën lart”.