Barcelona këtë afat kalimtar të transferimeve ka qenë mjaft aktive duke sjellë në ‘Camp Nou’ pesë lojtarë të rijnë dhe rinovoi kontratën me Ousmane Dembele dhe Sergi Roberton. Por, ende nuk është bërë e ditur se nëse mund të arrij të regjistrojë shtatë futbollistët. Formacioni i mundshëm kundër Rayo Vallecanos, nëse nuk regjistrohen ata pritet të ketë katër ndryshime, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e parë të La Liga’s skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez do të përballet kundër Rayo Vallecanos të shtunën me fillim nga ora 21:00 në ‘Camp Nou’.

 

Transferimet e reja si Robert Lewandoeski, Jules Kounde, Andreas Christensen, Franck Kessie, Raphinha me gjasë nuk do të paraqiten të shtunën. Kurse, edhe Ousmane Dembele dhe Sergi Roberto të cilët pasi iu skadoi kontrata këtë verë rinovuan me klubin janë në dyshime.

 

Siç raportojnë mediumet spanjolle treshja e sulmit do të dukej krejtësisht ndryshe nëse do të regjistroheshin shtatë futbollistët.

Sipas tyre nga minuta e parë do të luanin Raphinha, Robert Lewandowski dhe Ousmane Dembele. Ndërsa, tani pritet të luajnë Memphis Depay, Ansu Fati dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Mesfusha do të mbetet e njëjtë, kurse në mbrojtje nga minuta e parë ishte parashikuar të luante Andreas Chriestensen para Sergino Dest.

 

Formacioni i mundshëm i Barcelonës kundër Rayo Vallecanos: Ter Stegen, Dest, Araujo, Eric Garca, Jordi Alba, Busquets, Pedri, Gavi, Memphis, Ansu Fati dhe Aubameyang.