11219718_937110726329940_6372061932613072158_n
Fiksimi i kryeministrit Rama për të ndryshuar befas formën e organizimit të takimieve elektorale vazhdon. Njësoj siç veproi një ditë më parë në Elbasan, edhe sonte në mbrëmjë në takimin përmbyllës të fushatës në Tiranë do të ketë me mijëra karrige. Lapsi.al sjell këtë pamje të sheshit “Nënë Tereza”, pak orë para mbajtjes së takimit. E parë kështu nga lart, të krijohet përshtypja e ndonjë organizimi të Partisë Komuniste Kineze, siç vetë Rama i pati thënë Monika Kryemadhit për takimin e Lezhës. Pikërisht në atë organizim elektoral, Rama u frymëzua për t’i bërë takimet njësoj si LSI-ja. Prova e parë ishte dje në Elbasan, edhe pse jo gjithçka shkoi mirë për shkak të shiut. Sonte është prova e tij e dytë me këtë formë alla-LSI.