Fondi Monetar Ndërkombëtar e shikon me shqetësim situatën me ndërtimet në vendin tonë dhe shprehet se po monitoron me vëmendje ndikimin ekonomik që mund të ketë në ekonominë e vendit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i bën thirrje institucioneve që të tregohen të vëmendshme dhe të reagojnë maturi përsa i përket ndikimit të ndërtimit në stabilitetin e sektorit financiar.

FMN thekson se duhet monitorim nga afër dhe menaxhim të reziqeve të mundshme nga rritja e lartë e kreditimit gjatë viteve të fundit, përfshirë dhe huadhënien e rritur në monedhë të huaj.

Në raport thuhet se Banka e Shqipërisë duhet të adresojë mungesën e të dhënave mbi tregun e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin.

FMN i drejtohet Bankës së Shqipërisë që të mbikëqyrë ndikimin e sektorit të ndërtimit në ekonomi.

FMN deklaron se mund të ketë një rënie të çmimeve të pasurive të paluajtshme, si shkak i dizbalancës mes ofertës dhe kërkesës.

“Në Shqipëri është parë ndjeshëm që sektori i ndërtimit është rritur vrullshëm dhe se ndikon në ekonomi”, thuhet në raportin e FMN.

Referuar të dhënave nga INSTAT, në vitin 2021 sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet ishte rreth 1.6 milionë metra katror, duke shënuar një nivel record referuar në 10 vjecarin e fundit.

INSTAT raporton se vetëm në 6 mujorin e parë të 2022, vetëm Tirana mori 1.2 milionë m2 sipërfaqe për leje ndërtimi.