Ish-missi shqiptar Floriana Garo do të jetë pjesë e politikës. Burime bëjnë me dije se, Kryedemokrati Lulzim Basha e ka emëruar Garon, zëdhënëse të fushatës së Partisë Demokratike.

Floriana Garo jeton prej disa vitesh në Gjenevë të Zvicrës së bashku me familjen, por tashmë do të qëndrojë në Shqipëri për t’i shërbyer fushatës së Partisë Demokratike.

Sot është dita e fundit për regjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, ku Basha do të vendosë për skuadrën demokrate që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.