Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike i ka kthyer përgjigje Gazment Bardhit. Përmes një deklarate të Floriana Garos, thuhet ndër te të tjera se ata që shkelën statutin të mos japin leksione dinjiteti. Më poshtë pjese nga deklarata e Garos.

“Mendimi, qendrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u perdhos diten kur per pezullimin antistatutor te Sali Berishes nga grupi parlamentar, vendosi nje individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnje institucion tjeter te Partise Demokratike! Mandati i cdo deputeti te Partise Demokratike eshte marre ne dt 25 Prill nga votuesit e Partise Demokratike. Besimi i demokrateve ne mandatin e Sali Berishes u konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars. Ata qe moren vendime duke shkelur statutin, pa pyetur keshillin kombetar e grupin parlamentar dhe kthyen PD per here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojne vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge per te ecur perpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica”, thuhet nder te tjera ne deklaraten e Garos.