Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, ka dhënë një vlerësim brutal për Niklas Sule. Kritikat e teknikut ndaj mbrojtësit të Borussia Dortmund kanë ardhur pas humbjes tronditëse të ekipit të tij ndaj Japonisë. Gjermani u mposht në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës dhe Flick ka gjetur ‘fajtorin’.

Gjermania u trondit nga një disfatë shokuese në ndeshjen e parë të grupit të saj në Katar. Dy gola të shpejtë nga Japonia përmbysën ndeshjen në Doha, me Sule në gjumë në momentin që Asano shënoi. Flick nuk e rrudhi gojën kur u pyet për episodin. Tekniku theksuar gabimin e mbrojtësit të improvizuar në të djathtë, si dhe gabimet individuale të skuadrës në tërësi. “Niklas thjesht duhet të ketë kujdes – tha Flick në pas ndeshjes -. Ai i mori kohën nga brenda, sepse ai hodhi dy-tre hapa më larg se duhej. Këto janë gabime individuale që duhet t’i paguajmë sot”.

 

“Në pjesën e parë humbëm shumë raste – vazhdoi tekniku Flick -. Japonia na mundi në aspektin e efikasitetit dhe për këtë arsye shënoi një gol më shumë. Gabimet individuale që bëmë nuk duhet të ndodhin më. Ne e dinim se Japonia ishte e shpejtë në tranzicion, dhe kjo është ajo që ata bënë sot”.