Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur 3 ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona. Mësohet se flamujt shtetërorë para janë ulur në gjysmështizë. Kujtojmë se nga aksidenti tragjik kanë humbur jetën të paktën 45 persona. Autobusi nga Maqedonia e Veriut u përfshi në flakë në një autostradë në Bullgari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 me orën lokale, pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit Sofje.