Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ditë prej kur është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Mes shumë vizitave që kryeministri pati në Amerikë, ai është takuar edhe me komunitetin shqiptar atje.

 

Derisa një ndejë u organizua në Manhattan të New Yorkut, me shqiptarët që jetojnë atje, Kurti është takuar edhe këngëtaren, Flaka Krelani.

 

Kjo e fundit ka ndarë fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës në llogarinë e saj zyrtare në ‘Instagram’.

“Me shkëlqesinë e tij, Z. Kurti”, shkroi këngëtarja krah imazheve të postuara.

E në fotot e postuara shihet qartë se si ato janë edituar me fotoshop.

 

Madje edhe fytyra e kryeministrit Kurti nuk posedon asnjë “rrudhë” të vetme, dhe duket tejet i ri.

 

Ndryshe Flaka ka vite që është shpërngulur atje