Flaka
Flaka Krelani është njëra ndër këngëtaret e pakta të rrymës rock në Kosovë. Ajo çfarë vërejmë më së shpeshti tek Flaka përveç vokalit dhe këngës, është edhe paraqitja e saj.

Ajo asnjëherë nuk ka ditur të shfaqet shumë ekstravagante por është shfaqur gjithmonë me stil. Por meritat për këtë i merr sigurisht stilistja e saj Dona Matoshi me të cilën ajo bashkpunon tash e një kohë.

Në një postim në twitter Flaka e ka lavdëruar me fjalë të mëdha stilisten e saj të cilën e don mjaft shumë dhe e konsideron si mikeshën e saj.
“E din ti, Ai nalt TI posht! T’du pafund shpirti jem!” – kishte shkruar Flaka.