Një foto për të përjetësuar suksesin e madh të arritur në kampionatin europian të notit. Linda Cerruti, medaljerja italiane, kishte postuar në Instagram një foto që e portretizonte në pozicionin klasik të notit të sinkronizuar, ndërsa ndjekësve u tregonte tetë medaljet e fituara në Romë, gjashtë të argjendta dhe dy të bronzta. Fotoja është marrë nga disa të përditshme dhe është shpërndarë në rrjetet sociale ku, gjëja më e shëmtuar, është se kanë mbërritur qindra komente seksiste.

 

Gjithnjë në profilin e saj në Instagram, Cerruti bëri një reagim të fortë përmes një postimi të gjatë në lidhje me komentet e shkruara nga lexuesit: “Fotoja më tregon në një pozë artistike, tipike për sportin tim, kokëposhtë dhe në hapje, së bashku me tetë medaljet e fituara në atë që është kampionati europian më i mirë i karrierës sime. Sot në mëngjes një miku im më dërgon një nga këto postime të shpërndara nga gazetat në faqen e tyre në Facebook, e hap dhe jam ndjerë e habitur dhe e neveritur nga qindra, ndoshta mijëra, komentet jashtë kontekstit, seksiste dhe vulgare që e shoqëronin”.