Gazetari rus Dmitry Muratov ka njoftuar do të nxjerrë në ankand çmimin Nobel për paqen, të fituar në mars të këtij viti dhe paratë do të shkojnë për të ndihmuar fëmijët refugjatë ukrainas që janë larguar nga pushtimi rus. Ofertat do të pranohen deri më 20 qershor, sipas shtëpisë së ankandeve “Heritage Auctions”, me qendër në Dallas, Teksas. Të ardhurat do t’i jepen UNICEF-it për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve ukrainas. Kjo ditë përkon dhe me ditën ndërkombëtare të refugjatëve.

Në një intervistë muajin e kaluar Muratov tha se dëshiron ta bëjë ankandin për të ndihmuar në mbështetjen e ukrainasve që u larguan nga vendi i tyre për shkak të pushtimit. Ai e quajti situatën e krijuar një tragjedi të vërtetë.

“Ne kemi kuptuar se për të ndihmuar fëmijët e Ukrainës ju mundeni dhe ju duhet të dhuroni gjënë më të çmuar dhe më të rëndësishme që keni. Dhe ne kemi vendosur të nxjerrim në ankand medaljen e artë Nobel”,  tha ai në një mesazh në Twitter.