Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të merret vendim për ngritjen e një auditi sa i takon akuzave për financime ruse në këtë parti, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha.

Ai tha se Basha kur ka ikur nga zyra e kryetarit ka marrë me vete çdo gjë, edhe hard disqet.

“Do të jem i hapur me ju! Kërkesa për një audit, apo vendimi do të merret, është i drejtë. Do ju informoj. Lulzim Basha ka marrë çdo gjë me vete, hard disqet, gjithçka. Kjo është e vërteta. Partia duhet ta krijojë atë, detyrimisht. Mbi bazën e hetimit, se një qëndrim mendoj unë të dënueshëm ka mbajtur Edi Rama me ndërhyrjen e tij për mbylljen e dosjes. E kam denoncuar këtë, e kam quajtur para jush Lulzim Bashën peng. kjo u faktua. Demokratët që mbështetën Berishën duhet të ndihen krenar me vendimin e tyre historik, Pasi në krye të PD do ishte një kryetar i Basha, se ça drame e madhe do ishte”, tha Berisha.

Pyetje: Dosje ua ka sjellë në zyrë Donald Lu, dhe se nuk e keni besuar në atë kohë? 

Berisha: Kjo është një temë më e gjatë. Me një gazetë s’mund të kolaudoja. Po të marrësh qëndrimet e autoriteteve zyrtare, qendrore dhe vendore, amerikane, për çdo njeri ato ekselerojnë qëndrimin e Berishës. E drejta kaloi te Berisha.