Finalja e Uefa Europa Conference League më 25 maj në Tiranë, në të cilën Roma do të përballet me skuadrën holandeze të Feyenoord, ka vënë në lëvizje të gjithë kryeqytetin italian. Kështu, kompania Ita Airëays ka organizuar dy fluturime speciale nga Fiumicino drejt aeroportit shqiptar. Gjithashtu, nga qershori, do të rinisë operativi i linjës me fluturime direkte të ITA Airëays nga Roma Fiumicino drejt Tiranës. Fluturimet speciale që nisen nga Roma Fiumicino për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në finalen e Tiranës do të kenë funksionalitetin e mëposhtëm: në datën 24 maj, nisja nga Roma bëhet në orën 10:00 e mbërritja në Tiranë është parashikuar në orën 11:25; në datën 25 maj nisja nga Roma do të bëhet në orën 12.00, me mbërritjen në Tiranë në orën 13.25. E njëjta gjë do të jetë edhe në kthim, kur në 26 maj nisja nga Tirana do të bëhet në orën 01.00 dhe mbërritja në Romë në orën 02.25. Në të njëjtën ditë do të ketë edhe një fluturim të dytë nga Tirana, në orën 6.00, dhe mbërritja në Romë Fiumicino në orën 07.25.

EKRAN GJIGANT NË OLIMPICO PËR FINALEN
Stadiumi Olimpik në Romë do të hapë portat e tij në mbrëmjen e finales së Conference League, e planifikuar për të mërkurën e ardhshme, në Tiranë mes Romës dhe Feyenoord, për të lejuar tifozët verdhekuq të ndjekin së bashku ndeshjen. “Në mbrëmjen e 25 majit, familja jonë do të mblidhet edhe një herë për të bërë tifo për Romën në shtëpinë tonë. Ne do të bëjmë tifo për ekipin tonë sikur të ishte aty, nën sytë tanë”, shkruhet në faqen e As Roma. Shitja e biletave do të nisë nesër me të favorizuar abonentët. Biletat nuk do të jenë të transferueshme.