Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka njoftuar projektin që do të nisë vitin e ardhshëm në qytetin e Vlorës. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama bën me dije se bëhet fjalë për projektin “Lungomare 3” që do të shtrihet përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum.

Kreu i qeverisë shprehet se ky projekt do t’i hapë rrugë një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social.