Konflikti mes palëve në PD sa vjen dhe acarohet. Përplasja duket e pashmangshme dhe gjasat janë që e gjitha do të përfundojë në konfliktin se kujt i përket godina e partisë dhe se kush do të qëndrojë në zyrën e kryetarit Një debat për zyrat e ka nxitur sot edhe Sekretari i Përgjithshëm në PD, Gaz Bardhi që tha se Edi Paloka nuk ka zyrë në PD si Kryetar i Këshillit Kombëtar, por sepse ka qenë nënkryetar i partisë.

Bardhi sqaroi se posti i Kryetarit të Këshillit Kombëtar është honorifik dhe në këtë cilësi Paloka nuk do të kishte zyrë. Bardhi tha se Berisha nuk i ka mbledhur dot 1800 firmat e nevojshme dhe për këtë arsye i mban të fshehta firmat në kasafortën e Palokës.