Kanë filluar bisedimet online midis Ukrainës dhe Rusisë, sipas një deklaratë të këshilltarit presidencial të Ukrainës, por pa dhënë detaje të mëtejshme, sipas skynews.

Bisedimet midis dy vendeve kanë filluar disa ditë pasi të dyja palët u takuan në Turqi për bisedimet e para ballë për ballë. Në bisedimet e paqes gjatë kësaj jave u duk sikur kishte një përparim pasi Rusia tha se do të zvogëlonte operacionin e saj ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se për momentin deklaratat e Rusisë ishin vetëm fjalë dhe asgjë konkrete.