Fieri është qarku i radhës që ka mbyllur procesin e numërimit. Në këtë qytet socialistët kanë korrur fitoren e radhës si forcë e parë. Të dhënat e fundit tregojnë se Partia Socialiste ka marrë 17507 vota ose 53.1%, Partia Demokratike 11933 ose 36.2% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 2482 vota ose 7.5%.

Ndërkohë nga 34022 zgjedhës, votat e 1057 prej tyre u shpallen të pavlefshme.