Një mbrojtës i jashtëzakonshëm për Neymar. I izoluar në dhomën e tij të hotelit në Doha për shkak të Covid, që e detyroi ta shikonte Brazil-Serbi në TV, Fenomeni Ronaldo doli publikisht në anën e O’Ney. Ylli i Brazilit është gjendur çuditërisht në qendër të mllefit të tifozëve pas dëmtimit në kavilje. “Jam i sigurt se shumica e brazilianëve, si unë, të duan dhe të admirojnë – shkroi Fenomeni në një postim në Instagram –. Talenti yt të ka çuar aq larg sa që ka admirim për ty në çdo cep të botës. Sidoqoftë, për të mbërritur aty ku ke mbërritur, për suksesin që ke pasur, je goditur nga zilia dhe keqdashja, deri në atë pikë sa dikush feston dëmtimin e një ylli si ti. Ku kemi arritur tani? Çfarë bote është kjo?”.

 

Dhe përsëri, Fenomeni e vazhdoi mbrojtjen e tij, duke kritikuar edhe sjelljen e atyre që iu gëzuan dëmtimit të sulmuesit të Selecao: “Ka pasur gjithmonë njerëz që bëjnë tifo kundër. Por është e trishtueshme të shohësh një shoqëri që shkon drejt banalizimit të intolerancës dhe pranimit të fjalëve të urrejtjes… E në ndryshim nga kjo dhunë verbale me fuqi shkatërruese, sot unë të them: kthehu më i fortë! Mos u jep kënaqësi frikacakëve dhe ziliqarëve. Shijo dashurinë që vjen nga pjesa më e madhe e vendit”.