Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kanë falur mëngjesin e sotëm Kurban Bajramin në xhamitë dhe sheshet e qyteteve. Falja është bërë në orën 06:05. Edhe kryeqyteti është mbushur me mijëra besimtarë të cilët e kanë falur Bajramin në sheshin Skënderbej sikurse e kanë bërë edh vitet e kaluara tashmë.

Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni, ndërkohë që pas kryerjes së riteve të faljes Kurban Bajrami festa vijon më pas në çdo familje me drekën e madhe të Bajramit. Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.