Ishte pjesë e spektaklit “X Factor” por si duket dëshiron të vazhdojë karierën e saj si këngëtare profesioniste. Festina Mejzini vjen në një rrëfim duke treguar mbi fëmijërinë e saj si dhe planet për lancimin e klipit të ri dhe të parin të saj.

Si fillon dhe mbaron një ditë e zakonshme për ju?

Një ditë e zakonshme në Tiranë fillon herët duke nisur në universitetin Polis e kështu deri në orët e pasdites, kur kthehem merem me gjërat e shkollës e pastaj nga mbrëmja pregaditemi me miq për në kafe apo ndonjë film. Thjeshtë do e përshkruaja si një jetë studenti me plot angazhime, gjithashtu duke mos lënë anësh edhe muzikën që cdo herë kur kam kohën e lire i përkushtohem në maksimum.

Çfarë është familja për ju dhe cfarë kujtoni nga fëmijëria?

Familja është ngrohtësia ime shpirtërore, ku ka përkrahjen e tyre nuk do të isha këtu ku jam, u bë frazë e njohur tashmë kjo por për mua është shumë e vërtetë dhe pa e komentuar shumë them fjalën “shtëpi e ëmbla shtëpi”. Fëmijëria ime ka qenë si e gjithë moshatarëve të mi me plos suksese për fatin tim të mirë. Sa herë kujtoj kohën e fëmijërisë më del para gjyshi im që jam rritur në krahët e tij dhe me dashurinë e tij.

Cili është hobi juaj?

Hobi im është basketbolli kur kam kohë të lirë e luaj me shumë qejf.

Projekti i fundit që ke lancuar?

Është kënga ime e parë që do lancohet me klip, titullohet “Festa” duke u nisur nga tematika e këngës që ka festën brenda dhe ideja e gjithë kësaj është se jemi bazuar tek emri im që kam lind në ditë feste, kënga është kompozuar nga Big Basta.

Sa e kënaqur dhe sa i kushtueshëm ka qenë?

Jam e kënaqur me këngën time, ishte merita e Big Bastës që u mundua të realizojë një stil kënge pa dal nga kornizat e stilit tim.

Ka sponzor për estradën viteve të fundit?

Pasi që jam e re në këtë botë arti dhe po filloj me përkushtim kësaj rradhe ndoshta është herët të flas për sponzor të estradës tonë.

Është e dashurar Festina?

Si cdo njeri ka ndonjë simpati por jo e dashurar.

Po fanset të bëjnë probleme në rrjetet sociale apo në rrugë kur të takojnë?

Aspak probleme, thjeshtë më bëjnë të ndihem mirë që kam njerëz që duan muzikën time.

Tek ne janë thyer shumë tabu, cfarë do të ishte tabu për Festinën?

Tabu për mua do të thotë të dalësh nga realiteti i përditshëm, të bësh gjëra jashtë suazave ballkanike.

Cila është agjenda juaj për këtë verë dhe çfarë projekte je duke pregaditur?

Për këtë verë është lancimi i klipit tim të parë, agjenda sapo ka filluar dhe nuk e di kur mbaron por mendoj një pushim të shkurtë me miqtë e mi nëpër Europë. Sa i përket projekteve të reja do të jenë surprizë sigurisht.