Seanca e Kuvendit është ndërprerë pasi në sallë kanë hyrë një grup fëmijësh gjatë kohës që kryeministri Edi Rama po mbante fjalën e tij. Fillimisht Rama çuditet nga fëmijët duke u kthyer pas me qëllim që të pyestë Nikollën se për çfarë bëhej fjalë.

“Çfarë janë këta..?”, pyeti Rama.

Rama ndërsa pas marrjes së shpjegimeve nga Nikolla tha se mqs kishim të bënim me fëmijë, ateherë deputetët duhej t’i respektonin ata.

“Po e ndalej fjalën tani se erdhën ca fëmijë atje..”, tha Rama duke u ulur në vendin e tij.