Modelja ruse, Ariana Lirey, ka zënë tanimë një vend të veçantë në showbizin shqiptar e faqet rozë.


Kjo pasi për një vit ka qenë në një romancë dashurie me reperin nga Drenica, Don Xhon.

 

Lidhja e tyre mbaroi këtë vit, gjersa dyshja siç u pa nuk janë ndarë në një mënyrë të mirë.

 

Ylli nga Rusia zbuloi disa detaje përmes rrjeteve sociale, e duke treguar edhe për arsyet që erdhën deri tek ndarja e tyre.

Megjithatë, e njëjta duket se i ka dhënë fund beqarisë në bazë të një imazhi që ka shpërndarë së fundmi me ndjekësit në InstaStory.

Ajo ka publikuar dorën e saj me të një mashkulli, ku shihen duke prezantuar unazat e fejesës.

 

“Okej. Tani ka mbaruar”, tha ajo.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse kjo gjë është e vërtetë apo thjesht një moment për të marrë vëmendje nga modelja e njohur.