Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar datën për seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kjo seancë ndaj ish-ministrit Mediu do të mbahet më 27 korrik, teksa mesohet se gjyqtar i çështjes do të jetë Erjon Çela. SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.

Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë cështje për kompetencë GJKKO, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.