Disa zyrtarë të Pallatit Buckingham po punojnë për të ndaluar publikimin e librit të Princ Harry.

Zyrtarët duan të shmangin “çështjet e diskutueshme në ditët e para të mbretërimit të monarkut të ri”, siç raportoi The Sun. Familja mbretërore beson gjithashtu se libri do të dëmtojë Mbretin Charles.

Raportet ilustrojnë se Princ Harry mori më shumë se 35 milionë dollarë në një marrëveshje me Penguin Random House. Libri është pothuajse gati për të arritur publikun dhe askush në familjen mbretërore nuk do ta lexojë librin e Harry-t përpara shpërndarjes së tij masive. Duka i Sussex më parë shtyu botimin e kujtimeve të tij për nëntor. Por, për respekt ndaj Mbretëreshës Elizabeth libri do të publikohet në fillim të vitit 2023.

“Ndarja nga jeta e Mbretëreshës ishte diçka për të cilën flitej që kur filluam të punonim për librin. Mjafton të shikoni familjen mbretërore për të parë se sa emocionalë janë. Kjo është një çështje respekti për Madhërinë e Saj”, u shpreh një burim i brendshëm. Një insajder tjetër, botues tha: “Libri do të shtyhet pasi Princi dëshiron të flasë për ndarjen e saj nga jeta.” Në një mesazh, Harry shkroi se do të jetë “përgjithmonë mirënjohës” që gjyshja e tij kishte mundur të takonte fëmijët e tij , Archie dhe Lilibet.  Mbretëresha u takua me Lilibet, për herë të parë gjatë festimeve të Jubileut të Platinumit në qershor. Ai gjithashtu e përshkroi atë si një “busull udhëzuese” përmes angazhimit të saj ndaj shërbimit dhe detyrës./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/02/meghan-markle-e-lenduar-nga-titulli-i-vanity-fair-racist/