Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendet të cilat nuk janë miqësore me Moskën do të duhet të blejnë  gazin rus me rubla, sipas BBC

Ai i ka dhënë bankës qendrore ruse një javë kohë për të gjetur një mënyrë për t’i konvertuar pagesat në rubla. Sipas Putin, ndryshimi do të prekë vetëm pagesat dhe se vendet do të vazhdojnë të furnizohen me gaz në përputhje me kontratat ekzistuese.

Ende nuk është e qartë se cili do të jetë ndikimi i këtij vendimi. Putin tha se ngrirja e aseteve ruse nga vendet perëndimore ka shkatërruar besimin dhe se ekonomia e vendit të tij është goditur rëndë nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

Sanksionet përfshijnë kufizimin e Rusisë në sistemet ndërkombëtare të pagesave.