Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të përballet me Spanjën në një miqësore ‘luksi’ mund ta quajmë, me fillim nga ora 19:45 në stadiumin e klubit spanjoll, Espanyol.


Kombëtarja e Shqipërisë e cila është mysafire e iberikëve nuk do të ketë përballje të lehtë sot, pasi që vetëm dihet yjet në skuadër që ka skuadra e Luis Enriques.

 

Gjatë konferencës për shtyp ditën e djeshme trajneri italian, Edy Reja tërthorazi kishte konfirmuar se në portë nuk do të jetë Etrit Berisha, por portieri i Lazios, Tomas Strakosha.

 

Ndërsa kujtojmë që në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2018 Spanja dhe Shqipëria kishin qenë në të njëjtin grup ku në dy ndeshjet e zhvilluara spanjollët kishin triumfuar me rezultat 3-0 dhe 0-2.

Formacioni i mundshëm i Spanjës:

Unai Simon, Cesar Azpilicueta, Pau Torres, Eric Garcia, Jordi Alba, Gavi, Koke, Pedri, Pablo Sarabia, Alvaro Morata, Ferran Torres.

 

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:

Etrit Berisha, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Ivan Balliu, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Elseid Hysaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi.