Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimorka thënë për Top Channel se pozicioni i SHBA për Sali Berishën nuk ndryshon. Televizioni kërkoi një reagim prej tij pas deklaratave të fundit të Sali Berishës në adresë të ambasadores amerikane në Tiranë.

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptara. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë. Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit non grata për korrupsion apo ata që minojnë demokracinë është i qartë, i vendosur, i fortë dhe i pandryshuar”, shprehet Escobar në emailin dërguar gazetarit të Top Channel.