ermali

Se Ermal Fejzullahu ka shtuar në peshë, kjo është mëse e dukshme. Ai, në fëmijëri ishte i shëndosh, ndërkaq në adoleshencë një djalosh me linja shumë të rregullta. E sapo u martua, u trash.

Ermal Fejzullahu, edhe mes miqsh e ka shprehur shqetësimin rreth kilogramëve të tepërt. Këngëtari ka ndërmarr disa herë masa preventive për të parandaluar shtimin në peshë, por asgjë nuk ka funksionuar siç duhet.

Tani, Ermali po e trajton edhe më seriozisht trashësinë, pasi siç kuptojmë, ka filluar të dalë për vrap në Gërmi.

Ermali, po vrapon edhe me shokun e tij, futbollistin Yll Hoxha.