Rrjetet sociale ofrojnë një nga imazhet më të këqija të verës. Një tifoz i Tottenhamit ka djegur fanellën e Eriksen, ish-lojtari i Spurs një hap larg Manchester United. Transferimi duhet të konkretizohet në orët e ardhshme, por me sa duket nuk i ka pëlqyer aspak një përdoruesi të internetit, i cili, siç raporton The Sun, ka vendosur të shfryjë zhgënjimin e tij duke postuar në profilin e tij në Twitter një imazh me fanellën e Eriksenit në flakë.

 

Një gjest që në synimet e atij që e publikoi duhet të ishte një protestë ndaj një lojtari që, sipas tij, nuk e ka mbajtur fjalën. Pamjet e mëposhtme, me fanellën e bërë hi, megjithatë nuk gjetën pëlqimin e të tjerëve. Përkundrazi, shkaktoi reagime të tifozëve dhe futbolldashësve të cilët stigmatizuan menjëherë gjestin.

 

“Më duket idiotësi, mes United e Spurs nuk ka as ndonjë rivalitet të madh, më duket e gjithnjë një budallallëk i madh”. Ka edhe nga ata që nënvizojnë se gjithcka është bërë për të tërhequr vëmendje: “Është e turpshme !! Kam djegur një bluzë për pëlqimet në Twitter!”

 

Përtej këtij gjesti, është një verë shumë e rëndësishme për Eriksen, i cili njëzet e katër muaj më parë rrezikoi të vdiste në një fushë futbolli përpara se t’i nënshtrohej trajtimeve që fillimisht e kthyen në jetën normale të përditshme dhe pastaj në aktivitetin konkurrues. “Shpëtimtari” i tij është një defibrilator nënlëkuror që e lejoi atë të kthehej për të luajtur dhe të shkëlqejë te Brentford. Duke u rikthyer në nivelet e tij futbollistike, Eriksen ka gjetur edhe një klub të rëndësishëm që ka vendosur të vërë bast për të. E përdoruesi “zjarrvënës” i internetit padyshim që do të duhet ta pranojë.