Nuk ka dyshim se rikthimi i Christian Eriksen në fushën e Parken Stadium në Kopenhagë ka qenë shumë emocional duke marrë në konsideratë atë që ndodhi në vitin e kaluar.


Pikërisht në këtë stadium, mesfushori danez kishte përjetuar arrest kardiak në sfidën ndaj Finlandës në kuadër të Kampionatit Evropian, saktësisht para 290 ditëve.

 

Dhe padyshim se mikpritja e tifozëve ishte e mrekullueshme për rikthimin e ikonës së futbollit danez.

 

Ndërsa brohoritja më e madhe erdhi në minutën e 58-të, kur Eriksen krijoi hapësirë dhe realizoi një gol shumë të bukur. Ai vrapo drejt publikut dhe u gjunjëzua në festën e tij.

Tifozët përgatitën ovacione në momentin kur mesfushori u zëvendësua në minutën e 80-të dhe natyrisht u zgjodh lojtar i ndeshjes në fitoren prej 3-0 të Danimarkës kundër Serbisë.