Christian Eriksen do të operohet. Mesfushorit të Inter dhe Danimarkës do t’i implantohet një ICD, një defibrilator kardiak automatik. Lajmi është konfirmuar nga Federata Daneze e Futbollit, në një komunikatë për shtyp për të dhënë informacion mbi gjendjen e lojtarit, i cili në minutën e 43 të ndeshjes së të shtunës së kaluar kundër Finlandës, në Euro 2020, u shemb në fushën e lojës, viktimë e një infarkti. Bëhet fjalë – vazhdon deklarata -, për “një mjet të domosdoshëm pas infarktit të shkaktuar nga një aritmi. Christian e ka pranuar zgjidhjen e sugjeruar nga specialistë vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët, të gjithë, kanë rekomanduar këtë lloj trajtimi. Kërkojmë nga të gjithë që t’i japin Christian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi,” përfundon shënimi.

 

Në momentin e pranimit të kësaj zgjedhje, aventura e Eriksen në Itali ka prfunduar, sepse lojtari nuk mund të luajë. Defibrilatori kardiak automatik mund të jetë edhe një zgjidhje e përkohëshme, me vlerësime të reja që mund të bëhen më vonë pas testeve të tjera e kontrolleve të reja, por nëse gjërat janë kështu, në Itali, Eriksen nuk do të mund të merrte aftësinë sportive.