Gjatë mbledhjes së aksionerëve, drejtuesit e zikaltërve kanë bërë edhe një bilanc të situatës së Christian Eriksen, të cilit për momentin i është përjashtuar aprovimi i aftësisë sportive, pas infarktit të rëndë të pësuar me Danimarkën në Euro 2020. E ardhmja e lojtarit, në buxhet për 18.3 milionë euro, është ende një pikëpyetje e madhe dhe dëmshpërblimi do t’i vijë klubit milanez nga UEFA.

KOMUNIKATA E INTER
“Për sa i përket të drejtave të regjistrimit të lojtarit Eriksen (vlera e të cilit më 30 qershor 2021 ishte e barabartë me 18.3 milionë), duhet theksuar se pas një dëmtimi të rëndë të ndodhur gjatë Kampionatit Evropian në qershor 2021, ai është frenuar përkohësisht nga autoriteti mjekësor italian për sezonin aktual. Edhe pse kushtet aktuale të lojtarit nuk janë të tilla që të lejojnë marrjen e aftësisë sportive në Itali, kjo mund të arrihet në vende të tjera ku lojtari mund të rifillojë aktivitetin konkurrues.

Duke qenë se mundësia e marrjes së aftësisë sportive është pezulluar përkohësisht edhe në Itali ose që Grupi të vazhdojë me transferimin e lojtarit në një ekip të huaj ku kushtet aktuale nuk përjashtojnë, siç u përmend, mundësinë e marrjes së aftësisë, deri më sot nuk ka dëshmi të matshme që vlera kontabël e të drejtave të regjistrimit të lidhura me këtë lojtar nuk është e arritshme.
Megjithatë, duhet theksuar se, duke iu referuar këtij vlerësimi, ka paqartësi për shkak të rëndësisë së dëmtimit që mund t’i shtyjë Administratorët të rishikojnë vlerësimin e lojtarit, nëse shfaqen elementë të rinj ose prova të reja që nuk janë në dispozicion deri më tani, kështu që nuk përjashtohet se në të ardhmen të mund të realizohen humbje ose zhvlerësime në një përqindje të konsiderueshme në lidhje me vlerën e regjistruar aktualisht në pasqyrat financiare.

Në fund, duhet theksuar se kompensimi nga UEFA është parashikuar për sezonin 2021/2022, pasi dëmtimi ka ndodhur teksa luante për kombëtaren në një event të organizuar nga vetë ajo”.