erdogan
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë Tiranën.
Lajmi u dh nga gazeta DITA e cila i referohet burimeve pranë Qeverisë shqiptare.
Vizita zyrtare pritet të zhvillohet në 13 maj.
Kreu i shtetit turk do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me presidentin Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama si dhe një tryezë me biznesin.
Ai do të shoqërohet nga një grup i gjerë biznesmenësh.
Me ardhjen e qeverisë së majtë, Turqia u shpall aleat strategjik i Shqipërisë, por Erdogan e anuloi vizitën e parashikuar një vit më parë në Tiranë për shkak të një fatkeqësie natyrore në vendin e tij.