Pas një kohe të gjatë, Era Istrefi është rikthyer në tregun muzikor.
Ajo ka publikuar dy këngët e saj pas pauzës në muzikë dhe u pritën mjaft mirë, shkruan lajmi.net.
“Bebe” dhe “TKRRKT”, janë dy projektet e fundit të këngëtares.
Era tashmë u është rikthyer edhe koncerteve.
Së fundi ajo ka performuar në një koncert në Gjermani, ku ka performuar hitet e saj.
Era ka ndezur “flakë” të pranishmit me performancën e saj.
Në ‘Instastoryn’ e saj ka publikuar pamje nga atje.