E ardhmja e Kristiano Ronaldos vazhdon të jetë në dyshim prej kohësh, me portugezin që ka kërkuar me këmbëngulje largimin nga Mançester Junajtid.

Cristiano-Ronaldo

Në miqësoren e fundit që “Djajtë e Kuq” zhvilluan përballë Rajo Vajekanos, portugezi u aktivizua për 45 minuta.

Pas kësaj, ai ngriti akoma dhe më shumë dyshime për të ardhmen e tij, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai postoi një foto nga sfida që luajti dhe shkruante: “I lumtur që u riktheva”.

Kjo gjë ka bërë që tifozët e Junajtid të shpresojnë se ai nuk do të largohet “Old Trafford” dhe se do të vazhdojë të jetë pjesë e tyre dhe këtë sezon.