Eneda

Eneda Tarifa ka postuar në instagram një foto me bashkëshortin e saj, Erjon Zaloshnja. Ajo shkruan se është fotoja e ditës së fundit të pushimeve në jug të Shqipërisë, pushime këto të kaluara si mos më keq.

Duke ndjerë keqardhje që natyra e bukur shqiptare nuk shkon paralel me shërbimin,higjenën dhe çmimet, Eneda pohon se gjatë këtyre ditëve nuk mbeti virus pa i prekur që të tre.

Diarre dhe të vjella për familjen Zaloshnja-Tarifa. Me keqardhje Eneda shkruan se këto ishin pushimet e fundit të kaluara në Shqipëri.