Protestës së thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha i janë bashkuar deputetë e ish-deputetë, demokratë si dhe aleatë të opozitës.

Në fotot shihet se përveç kryetarit të PL-së Ilir Meta, në mbështetje të kësaj proteste kombëtare janë Jozefina Topalli, Famur Noka, Xhelal Mziu, Ervin Saljani, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi, Luciano Boçi si dhe ‘kritikët’ Marash Logu, Dhurata Çupi e Dashnor Sula.

Në tubimin e sotëm mungojnë deputeti Enkeled Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi e Lulzim Basha. Nga aleatët opozitarë janë të pranishëm Agron Duka, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu. Konfirmimet vijnë nga gazetarët e terrenit. Priten përditësime të tjera mbi pjesëmarrësit dhe jo-pjesëmarrësit në protestë.