Komisioni i Punëve të Brendshme i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar kërkoi përgjigje kurën nga disa ekspertë, zyrtarë qeveritarë dhe ambasadori i Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko, se pse ka pasur një rritje të kalimeve të kanaleve nga shtetasit shqiptarë gjatë muajve të fundit. Ata hetuan disa hipoteza, duke përfshirë se shqiptarët po shfrytëzojnë ‘Aktin e Skllavërisë Moderne’, një ligj i 2015 në Mbretërinë e Bashkuar që synon të ndihmojë viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

Esme Madill, një avokate në Qendrën Juridike Islington, u tha parlamentarëve se disa nga klientët e saj kishin qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kishin kërkuar ndihmë pasi kishin kaluar muaj në “shtëpi kanabisi”. Ajo tha se ndërsa emigracioni mund të nisë për çështje ekonomike në Shqipëri, si nevoja për të paguar shuma të majme për kujdesin shëndetësor, e mund të përfundojë në skllavëri, e nga borxhi detyrohen të punojnë me grupet e krimit të organizuar.

Dr.Andi Hoxhaj, lektor në Kolegjin Universitar në Londër, vuri në dukje dështimin sistematik të autoriteteve shqiptare për të trajtuar dhunën në familje, duke vënë në dukje një numër të madh rastesh të grave të dhunuara që vrasin burrat e tyre abuzues. Ndërkohë, Dr Peter Walsh, një studiues në Observatorin e Migracionit të Oksfordit, nënvizoi se rreth 57% e kërkesave për azil ishin të suksesshme, veçanërisht për gratë dhe të miturit. Walsh theksoi gjithashtu se autoriteteve të azilit u nevojiten mesatarisht rreth 16.7 muaj për t’iu përgjigjur një kërkese për azil dhe se disa shtete anëtare të BE thjesht i kishin mbyllur derën shqiptarëve duke mos miratuar më kërkesa për azil të paraqitura tek ata.

Nga ana tjetër, ambasadori Qirko refuzoi ta pranonte këtë fakr, duke shtuar se ata që kërkuan azil si shqiptarë mund të mos ishin të gjithë nga Shqipëria. Ndërsa i pyetur se pse rreth 35 për qind e 44,000 emigrantëve që kaluan Kanalin këtë vit duke përdorur varka, ai tha se kjo shifër nuk i ishte komunikuar zyrtarisht nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne nuk e kemi këtë informacion,”-i tha Qirko Dame Diana Johnson, kryetare e Komitetit të Çështjeve të Brendshme.

“Nuk e dimë nëse janë shqiptarë nga Shqipëria apo vende të tjera apo nëse janë shqiptarë që jetojnë në vende të tjera të BE-së”,* shtoi ai.

Qirko tha se përgjigja për emigracionin ilegal është emigrimi legal dhe hodhi poshtë pretendimet se Shqipëria po vuan “ikjen e trurit” nga emigracioni.

Tim Loughton, një deputet konservator e pyeti Qirkon nëse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama interesohej vërtet për emigracionin masiv të njerëzve që përndryshe do të kontribuonin në ekonominë shqiptare. Qirko fajësoi diktaturën e epokës komuniste që u shemb tre dekada më parë si arsyen pse kaq shumë shqiptarë vazhdojnë të emigrojnë.

“Është një karakteristikë e botës demokratike,” tha Qirko.

“Për të njëjtën arsye italianët po vijnë këtu, gjermanët po vijnë këtu dhe britanikët po shkojnë në Australi.”