Ndezi atmosferën me këngët dhe vallëzimin që vetëm ajo di të bëjë.

Prej këngës së fundit ‘Puthe’ e deri te balada ‘Si unë’ ajo mbajti në disponim publikun, që ishin mbledhur në njërën nga klubet e qytetit.

Nuk la pa kënduar as këngën ‘Ani mori nuse’ e në një vend ku janë mbledhur bashkë atdhetar nga vende të ndryshme, nuk bën të mos këndohet ‘Xhamadani’.

Me një fizik të shkëlqyer, Gjata la gojëhapur edhe vajzat që kishin rrethuar skenën, e mos të flasim për meshkujt e gjorë.

Ndërsa ka falënderuar disa herë publikun për atmosferën dhe duartrokitjet që e rikthyen në skenë, ylli i hitit ‘Disco’ bëri edhe një selfie me fansat që kishin ngritur duart vetëm për të.