Elva
Shpesh herë këngëtarët tanë shfrytëzojnë rrjetet sociale për promovimin e këngëve të tyre. gati çdo herë ata publikojnë në statuset e tyre linkun e këngës në youtube, për të fituar në këtë mënyrë edhe më shumë klikime.

Elvana Gjata është njëra nga ata. Ajo vazhdimisht poston videoklipet dhe këngët e saj që ti ndaj gjithnjë me fansat. Por krahas videos, këngëtarët gjithmonë lënë një mbishkrim i cili ka të bëjë ose me jetën private apo me disa nga vargjet e këngës.

Kësaj here Elvana Gjata ka publikuar në twitter këngën më të dashur të saj, “Afër dhe Larg” të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin e disa nga vargjet e këngës “Unë të dua, sa veten dhe më shumë!”

Por a edo Elvana vërtetë dikë më shumë se vetën, apo kanë qenë thjesht këto vargjet më të pëlqyera të kësaj kënge nga Elvana?